Kujtoni fjongon e kuqe gjigante në Vjenë, përpara së cilës turistët ndalonin çdo vit për të bërë fotografi gjatë periudhës së Krishtlindjeve? Ajo nuk do të jetë në vendin e saj tradicional këtë vit, por kryeqyteti austriak ka tashmë një tjetër atraksion festiv.
Pema e re e Hotel Sacher
Hoteli i njohur Sacher ka vendosur në fasadën e tij një pemë gjigante Krishtlindjesh, 7 metra e lartë, e cila ndriçon zonën dhe i shton atmosferën festive kryeqytetit austriak.

Pema e ndriçuar u prezantua në fillim të muajit nëntor, në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig.
Fjongoja e kuqe nuk do të jetë në vend
Vendosja e këtij dekorimi vjen në një moment kur një prej simboleve më të fotografuara të Krishtlindjeve në qytet, fjongoja e kuqe e vendosur në fasadën e Popp & Kretschmer, nuk do të shfaqet në pozicionin e saj tradicional këtë vit, për shkak të kërkesave të reja të sigurisë.
Mbetet për t’u parë nëse pema gjigante e Hotel Sacher do të bëhet këtë sezon pika e re e preferuar e turistëve për fotografitë festive në këtë zonë të Vjenës.
Burimi: bordo.al









