Granit Xhaka është zgjedhur nga “The Guardian” si futbollisti më i mirë që ka mbajtur numrin 34, në një renditje të lojtarëve më të dalluar sipas numrave të fanellave.
Mesfushori i Sunderlandit është kapiten si i klubit të tij, ashtu edhe i Zvicrës.
Përzgjedhja e “The Guardian”
Në këtë renditje, Xhaka ka mbetur përpara edhe emra të njohur si holandezi Nigel de Jong, i cili gjithashtu e ka mbajtur numrin 34 gjatë karrierës.
Kuptimi i numrit 34
Për Xhakën, ky numër ka një kuptim të veçantë. Ai e zgjodhi kur ishte pjesë e akademisë së Baselit, sepse autobusi me të cilin shkonte në stërvitje mbante numrin 34.
Që prej asaj periudhe, ai e ka mbajtur numrin 34 te Basel, Borussia Mönchengladbach, Arsenal dhe Bayer Leverkusen.
Gjendja aktuale
34-vjeçari është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sunderlandin dhe Zvicrën, por aktualisht është i dëmtuar.
Burimi: www.albeu.com









