Babai i këngëtarit të njohur Rigels Rajku, Noizy, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se në orët e paradites të kësaj të martë, Bashkim Rajku ka hyrë në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.
Dëshmia në gjyq
Më herët, si dëshmitar në këtë gjyq është paraqitur edhe djali i tij, Noizy.
Kujtojmë se dëshmia e të penduarit Artan Tafani zbuloi disa nga krimet e bandës. Një prej tyre ishte vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt.
Burimi: top-channel.tv










