Java e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll nis me dy takimet e para, në të cilat priten rivalitete dhe emocione në parket.
Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
Përballja kryesore e ditës është ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, e planifikuar për orën 17:00. Të dy ekipet synojnë të marrin pikët e plota në këtë sfidë, që pritet të jetë shumë interesante.
Rahoveci 029 – Bora
Më pas, në orën 19:30, Rahoveci 029 do të luajë në shtëpi kundër Borës. Formacioni prishtinas konsiderohet favorit për këtë takim, por vendasit do të përpiqen të shfrytëzojnë përparësinë e fushës së tyre për të siguruar një rezultat pozitiv.
Java e dhjetë do të vazhdojë të dielën me dy ndeshjet e tjera, ku bie në sy përballja Trepça – Bashkimi dhe dueli Vëllaznimi – Peja.
Burimi: www.albeu.com









