Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

San Antonio fiton derbin e NBA, Lakers humbin në shtëpi

San Antonio fiton derbin e NBA, Lakers humbin në shtëpi
Foto: abcnews.al

Ishte një duel edhe për NBA-në, edhe për Kupën. Në basketbollin amerikan së fundmi po praktikohet edhe një garë për një trofe tjetër, dhe në parketin e Arenës në Los Anxhelos u luajt një derbi i vërtetë i traditës.

Spurs fitojnë në Los Anxhelos

San Antonio Spurs ia dolën të fitonin 99-96 në fushën e Lakers, dhe më i miri për ta ishte si zakonisht Victor Wembanyama. Ylli nga Franca shënoi 25 pikë në 35 minuta që ishte në fushë, edhe pse bëri shumë gabime qoftë për tri pikë, qoftë nga vija e gjuajtjeve të lira.

Kapi edhe 15 topa në tabela, shërbeu pak asistë vetëm 2, por pati 4 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh. Zotësia e Wembanyamas ishte edhe që nuk e humbi shpesh topin, ndërsa vendasit patën epërsi edhe 20 pikë në periudhën e dytë.

Performanca e lojtarëve të tjerë

Stephon Castle shtoi 26 pikë për teksanët, dhe Harper 14. Tek Lakers, më i miri ishte ai i përhershmi, Luka Dončić, që shënoi 31 pikë.

Gjithsesi, kampioni nga Sllovenia pati një katastrofë në gjuajtjet për tri pikë, sepse realizoi vetëm një nga 13, edhe pse pati 6 topa në tabela e 8 asistë.

Austin Reaves realizoi 21 pikë të tjera për Lakers. Me këtë fitore, San Antonio u kualifikua për në fazën me eliminim direkt në Kupën e NBA-së, dhe njëkohësisht mori kreun e renditjes në Konferencën Perëndimore, në sezonin e rregullt.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha