Mesfushori spanjoll, Mikel Merino, po mendon largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi është i pakënaqur me minutazhin e kufizuar që po merr në skuadrën londineze.
30-vjeçari ka regjistruar vetëm 202 minuta në 11 ndeshjet e para të Arsenalit në Premierligë, duke qenë titullar vetëm në një takim.
Synimi i Barcelonës
Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, Merino dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, të cilën e sheh si destinacionin e preferuar për vazhdimin e karrierës së tij.
Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Atletico Madridi, por mesfushori preferon transferimin në “Camp Nou”.
Varësia nga Arsenali
Megjithatë, çdo lëvizje e mundshme në janar do të varet nga vendimi i Arsenalit, pasi klubi anglez duhet të japë dritën e gjelbër për largimin e tij.
Burimi: www.gazetaexpress.com










