Situata po vijon të jetë e tensionuar në protestën që po zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërkohë dhjetëra protestues janë rikthyer në sheshin “Skëndërbej” pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe ujit nga ana e policisë.
Tensionet u rritën pasi protestuesit hodhën sende të forta, si shkopinj, gurë dhe edhe molotov, drejt policisë. Më pas policia reagoi për t’i shpërndarë ata. Pavarësisht tensioneve, dhjetëra protestues kanë vendosur të mos largohen, por qëndrojnë dhe vazhdojnë të hedhin sende drejt policisë.
Burimi: euronews.al









