Protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ka marrë një kthesë të re të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh drejt forcave të policisë.
Efektivi i policisë përfshihet nga flakët
Gjatë hedhjes së mjeteve piroteknike, një nga efektivët e policisë është përfshirë nga flakët, pasi molotovi shpërtheu pranë tij. Ngjarja ndodhi në mes të përplasjes midis protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia vijon ndërhyrjen
Ndërkohë, policia ka vazhduar ndërhyrjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Burimi: www.gazetaexpress.com










