Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë lënë disa persona të lënduar gjatë protestës kombëtare. Situata u tensionua pasi efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Pamjet nga vendi i ngjarjes
Në pamjet e mbërritura nga protesta, një qytetar shihet i shtrirë në tokë. Disa protestues iu afruan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta larguar nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet.
Të lënduar të tjerë
Raportimet tregojnë se edhe disa qytetarë të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë incidenteve.
Burimi: kohajone.com










