Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Muriqi sjell miliona për Fenerbahçen, turqit e quajnë asetin më të çmuar

Muriqi sjell miliona për Fenerbahçen, turqit e quajnë asetin më të çmuar
Foto: insajderi.org

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Fenerbahçes, duke e dëshmuar vlerën e tij me gola vendimtarë në Ligën e Kampionëve.

Mediumi turk Sabah i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit shtatlartë, duke e cilësuar si asetin më të çmuar të gjigantit turk, pas ndikimit të madh që ka pasur në rezultatet e fundit të skuadrës.

Golat vendimtarë në Evropë

Muriqi ka qenë vendimtar në dy fitore të rëndësishme të Fenerbahçes në garën elitare evropiane, duke shënuar golat e triumfit ndaj Liverpoolit dhe Shakhtar Donetskut.

Fillimisht, sulmuesi kosovar realizoi golin e fitores 3-2 ndaj Liverpoolit, në një ndeshje spektakolare, ndërsa më pas vulosi triumfin minimal 1-0 kundër Shakhtarit, në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.

Muriqi sjell miliona për Fenerbahçen, turqit e quajnë asetin më të çmuar

Ndikimi financiar për klubin

Përveç rëndësisë sportive, golat e Muriqit kanë pasur edhe ndikim të drejtpërdrejtë financiar për klubin turk.

Dy fitoret e siguruara nga realizimet e tij i kanë sjellë Fenerbahçes plot 4.2 milionë euro nga UEFA, pasi çdo triumf në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve shpërblehet me 2.1 milionë euro.

Ndërkohë, për çdo barazim në këtë fazë, klubet përfitojnë nga 700 mijë euro.

Forma e mirë e sulmuesit kosovar nuk kufizohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Në edicionin aktual, Muriqi ka realizuar dhjetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka regjistruar edhe dy asistime.

Falë kontributit të tij, Fenerbahçe ka grumbulluar tetë pikë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe ndodhet në pozitë të mirë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garës.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha