Tensionet vazhdojnë prej disa orësh në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, ndërsa disa qytetarë kanë vendosur të kthehen drejt sheshit “Skënderbej”.
Tensionet u rritën pasi protestuesit hodhën objekte të forta, si shkopinj, gurë dhe madje molotov, drejt policisë. Gjatë lëvizjes përgjatë bulevardit, disa protestues goditën me objekte dhe mjete të ndryshme edhe godinat e institucioneve përgjatë itinerarit të marshimit.
Ndërhyrja e policisë dhe të lënduarit
Policia u përgjigj duke u përpjekur t’i shpërndajë protestuesit. Dhjetëra protestues, pavarësisht tensioneve, vendosën të mos largohen dhe vazhdojnë të hedhin objekte drejt policisë.
Nga pamjet e siguruara nga DITA, dy vajza janë goditur me plumba gome në fytyrë dhe kanë mbetur të lënduara.
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/11/34e2b0c5-96f3-4d4c-b03f-251884f01f70.mp4
Gjendja në spital
Sipas njoftimit të Ministrisë, deri në orën 13:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetas i huaj, si dhe protestues.
Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur në spital janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, janë të vetëdijshëm dhe po marrin trajtim në urgjencë.
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al










