Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Bes Kallaku zbulon prapaskenat e koncerteve me Ylli Bakën

Bes Kallaku zbulon prapaskenat e koncerteve me Ylli Bakën
Foto: bordo.al

Bes Kallaku ka ndarë disa episode pikante nga marrëdhëniet e tij me këngëtarët Ylli Baka dhe Irkenc Hyka, gjatë intervistës në “Live me Luizin”. Aktori foli për koncertet që zhvillon me Yllin, ndarjen e fitimeve mes tyre, por edhe për njohjen e hershme me Irkencin, duke mos kursyer batutat.

Bes Kallaku zbulon prapaskenat e koncerteve me Ylli Bakën

Një karrierë përtej muzikës

Besi tregoi se, megjithëse ka realizuar edhe këngë serioze, nuk dëshiron të etiketohet si këngëtar. Ai përmendi në veçanti projektin “Rrëfim”, i cili, sipas tij, pasqyron një pjesë të historisë dhe përjetimeve të tij personale.

Koncertet me Yllin dhe ndarja e fitimeve

Më pas, Kallaku u ndal te bashkëpunimi me Ylli Bakën, duke e cilësuar me humor si personin që arrin t’i marrë një pjesë të parave gjatë ndarjes së fitimeve nga koncertet. Ai tregoi edhe një episod nga një koncert në Vlorë, ku Ylli kishte përfshirë në ndarjen e fitimeve edhe një tjetër person.

“Unë nuk kam qejf të më thërrasin këngëtar. Kam bërë edhe këngë serioze, kënga ‘Rrëfim’ flet tërësisht për Besin, tregova vërtet diçka që kisha kaluar dhe mbi të gjitha se kush është Besi i vërtetë.

I vetmi që ma fut te lekët është Ylli Baka, ka një aftësi të jashtëzakonshme që numëron lekët në ajër duke u hedhur. Kam shumë koncerte me Yllin, kur ndajmë lekët i ndajmë gjysmë për gjysmë. Tani merr me vete edhe dy çunat e vet. Ishim me Yllin në Vlorë dhe pak para se të mbaronim erdhi Marko dhe e futi në pjesë. I thashë: S’më the dhe fute edhe Markon. Më tha: O vllai im, për ty e bëra, se mund të kisha marrë edhe djalin tjetër”, tregoi aktori.

Njohja e hershme me Irkencin

Ndërkohë, një tjetër rrëfim me nota humori kishte të bënte me Irkenc Hyka. Besi zbuloi se njihen që prej fëmijërisë, pasi këngëtari vinte shpesh në marketin që familja e tij kishte në lagje. Madje, Kallaku zbuloi edhe një zakon të Irkencit në atë periudhë.

“Unë me Irkencin jam rritur, është nga Fushë Kruja. Familja ime ka pasur një market te lagjja dhe ai vinte dhe vidhte çokollata”, u shpreh Bes Kallaku.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha