Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas incidentit ku një efektiv i Policisë së Shtetit u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së bombave molotov. Balla e ka cilësuar ngjarjen si tentativë vrasjeje dhe ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e institucioneve të drejtësisë ndaj rasteve të dhunës kundër forcave të rendit.
“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë”, shkruan Balla.
Burimi: kohajone.com










