Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Zëvendësministri grek i Brendshëm jep dorëheqjen pas skandalit me kontratat komunale

Zëvendësministri grek i Brendshëm jep dorëheqjen pas skandalit me kontratat komunale
Foto: euronews.al

Zëvendësministri i Brendshëm grek, Vangelis Liakos njoftoi këtë të shtunë dorëheqjen e tij pas raportimeve që pretendonin se bashkitë kishin dhënë kontrata të drejtpërdrejta me vlerë qindra mijëra euro për bizneset e lidhura me dy motrat e tij.

Deklarata e Liakos

“Që nga momenti i parë, kam deklaruar, në termat më kategorikë, se nuk kam pasur kurrë përfshirje në aktivitetet profesionale të vëllezërve dhe motrave të mia dhe se nuk ka diçka të tillë si përgjegjësi familjare”, tha Liakos në një postim në rrjetet sociale.

Liakos tha se i ishte shënjestër e një sulmi imoral dhe vulgar dhe se vendimi për të dhënë dorëheqjen pas disa ditësh akuzash u mor me shpresën se këtij kanibalizmi parazgjedhor’ do t’i vijë fundi.

Kontratat e raportuara

Raportet, të publikuara nga mediat lokale, pretendonin se një firmë kontabiliteti e drejtuar nga një motër kishte marrë kontrata me vlerë totale 1.14 milion euro nga gjashtë bashki që nga viti 2019.

Një tjetër raportoi se një biznes i drejtuar nga motra e tij tjetër kishte siguruar 13 kontrata të drejtpërdrejta me vlerë totale 256,694 euro nga katër bashki gjatë së njëjtës periudhë, kryesisht për shërbime konsulence për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe turizëm.

Reagimi politik

Polemika kishte shqetësuar partinë qeverisëse Demokracia e Re, pavarësisht përpjekjeve të zyrës së kryeministrit për ta shpallur çështjen të mbyllur, me ligjvënësit e partisë që u konfliktuan nëse ai duhet të jepte dorëheqjen.

Liakos ka ngritur një padi për shpifje kundër dy gazetarëve dhe një botuesi për shkak të raportimeve të tyre.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha