Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Saimir Tahiri publikon përgjimin që flet për Kryeministrin

Saimir Tahiri publikon përgjimin që flet për Kryeministrin
Foto: gazetadita.al

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar një copëz përgjimi nga ato të antimafias italiane (2014), të cilat u përdorën si provë për dënimin e tij me burgim. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri, krahas përgjimit, ka shkruar me ironi se grupi i tij kriminal e kishte emëruar kryeministër.

“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…ëork in progress….?”, shkruan Tahiri.

Biseda e përgjuar

Shtetasit e identifikuar si Meridian Sulaj, Avdyl Sulaj dhe Klardi Sulaj bisedojnë rreth makinës dhe targave që mbajnë zyrtarët e lartë të shtetit, ndërsa në një moment e quajnë Saimir Tahirin kryeministër.

Përgjimi:

Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri, 03 është Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri jonë.

Avdul Sulaj: Ëëë…

Maridian Sulaj: Vetëm ata.

Avdul Sulaj: Po mirë, ata kanë targa të veçanta.

Maridian Sulaj: Ëëë, targa të veçanta. 03 e ka Artani, që ia dha ai…

Klardi Sulaj: Kush Artan?

Maridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë, ai Kryeministri o vlla, ça është ai…

Avdul Sulaj: Saimiri.

Maridian Sulaj: Saimir Tahiri.

Maridian Sulaj: 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.

Klardi Sulaj: Është ministër i Brendshëm.

Një burrë shqiptar: Targat e shtetit, kur shiten, u hiqet targa.

Maridian Sulaj: Ore, ai ia ka dhënë me gjithë dokumenta Artanit, a të qifja… I hiqet, thotë.

Të tre shtetasit me mbiemër Sulaj flasin për makinën që Saimir Tahiri i kishte shitur shtetasit Artan Habilaj dhe që përdorej nga vëllai i tij, Moisi Habilaj.

j.l./ dita

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha