Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama akuzon Kurtin për bllokada dhe thërret konferencë për mediat

Rama akuzon Kurtin për bllokada dhe thërret konferencë për mediat
Foto: gazetaexpress.com

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i bllokon punët e kryeqytetit.

Përmes një videoje të publikuar mbrëmë, Rama tha se policia, “me urdhër nga lart”, ka ndaluar vendosjen e një muralit për Nënë Terezën, i cili ishte planifikuar për 28 Nëntor.

“Edhe pse janë siguruar të gjitha lejet e nevojshme nga komuna, ata prapë bllokojnë pa asnjë dokument zyrtar. Mjafton të jetë urdhër nga lart. Paramendoni tani çfarë do të ndodhë me projektet e tjera në kryeqytet. Kjo që po bëni është e turpshme. Le t’i lëmë anash inatet politike, zgjedhjet kanë përfunduar. Eja të bashkëpunojmë, jo për mua, por për qytetarët e kryeqytetit.”

Konferenca për media

Për këtë temë, Rama ka ftuar për sot një konferencë për media, nga ora 09:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha