Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Artjola Toska zbulon arsyen pse nuk bëri dasmë

Artjola Toska zbulon arsyen pse nuk bëri dasmë
Screenshot

Këngëtari Luiz Ejlli e pyeti me batuta këngëtaren Artjola Toska përse nuk kishte organizuar një dasmë për veten, ndonëse kishte qenë pjesë e dasmave të shumë shqiptarëve.

Gjatë bisedës në “Live me Luizin”, Luizi e pyeti nëse kishte menduar ndonjëherë të bënte një dasmë. Artjola u përgjigj se nuk kishte pasur data të lira.

“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti Luizi.

“Nuk kisha data”, iu përgjigj Artjola.

Biseda vazhdoi me një pyetje tjetër të Luizit, i cili donte të dinte nëse çifti kishte ndërmend të organizonte një dasmë në të ardhmen.

Biseda mes tyre:

Luiz Ejlli: Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?

Artjola Toska: Nuk kisha data.

Luiz Ejlli: S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?

Artjola Toska: Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.

Burimi: vip-magazine.al

Të fundit Të gjitha