Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Bes Kallaku në Live me Luizin: Nuk pranova Big Brother, s’do më votonte as Ija

Bes Kallaku në Live me Luizin: Nuk pranova Big Brother, s’do më votonte as Ija
Foto: top-channel.tv

Ftuari i parë në Live me Luizin është Bes Kallaku, i cili që në fillim nuk i kurseu shakatë Luizit. Ai zbuloi edhe ftesën për në Big Brother Vip Albania 2, kur një nga protagonistët ishte Luizi.

Bes Kallaku: “Më kanë ftuar të hyj në Big Brother për të konkurruar me ty. Kur më erdhi ftesa për në Big Brother, i thashë: lërini ta diskutoj me Ijen. Shkova dhe më tha: Pse u vonove, or çun?

I thashë: më kanë ftuar për në Big Brother, sepse më kanë thënë se vetëm ti përplasesh me natyrshmërinë e Luizit. Më kanë thënë se mund të dalësh në finale me të. Ajo më tha: Ta bësh ti Luizin tim këtë gjë? Kokërr vote nuk do të marrësh. Prandaj thashë që nuk hyj në Big Brother, sepse as Ija ime nuk do të më votonte.”

Luiz Ejlli: “Do të ishte sikur të vija unë dhe të bëja Gjinin në vendin tënd në Portokalli.”

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha