Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut
Foto: insajderi.org

Policia njoftoi se një person u gjet pa shenja jete të premten në Mitrovicën e Jugut.

Sipas policisë, rasti u raportua më 27 nëntor, rreth orës 14:26, nga një qytetar.

Njësitë përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e ka trajtuar rastin si „vdekje të dyshimtë”.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha