Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

PD thirrje për protestë në Tiranë, policia në gatishmëri

PD thirrje për protestë në Tiranë, policia në gatishmëri
Foto: shqiptarja.com

Në 114-vjetorin e Pavarësisë është thirrur një protestë kombëtare kundër qeverisë, por deri tani grupe të ndryshme kanë njoftuar orare të ndryshme për nisjen e saj. Autobotët me ujë të policisë janë veshur me flamurin kuq e zi.

Organizatorët e të quajturit “Revolucioni Flamingo” njoftojnë se tubimi fillon në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, pastaj marshohet drejt kryeministrisë.

Ky grupim flet për dy ditë protestë, më 28 dhe 29 nëntor, përfshirë edhe ditën e Çlirimit, dhe paraqet skenarë për vazhdimin e saj pa ndërprerje edhe gjatë natës.

Ndërkohë, grupe që thonë se përfaqësojnë studentët kanë paralajmëruar orën 12:00 për nisjen e protestës, me zgjatje vetëm një ditë, më 28 nëntor.

Në festën e Pavarësisë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, siç ka bërë tashmë traditë, për ceremoninë e ngritjes së flamurit në orën 10:00.

Opozita, nga ana tjetër, ka deklaruar se do ta mbështesë protestën kombëtare, por ende nuk ka njoftuar nëse do të organizojë festime zyrtare për Pavarësinë dhe Çlirimin, pasi i feston të dyja festat kombëtare në të njëjtën ditë, më 28 nëntor.

Zhvillimet sipas orarit:

PD thirrje për protestë në Tiranë, policia në gatishmëri

Qytetarët protestojnë në Ditën e Pavarësisë, makina e ujit e policisë ‘vishet’ me flamurin kuq e zi

Ndërsa qytetarët do të mbajnë në këtë 28 Nëntor një tjetër protestë në kryeqytet, një nga autobotët e ujit të policisë është ‘veshur’ me flamurin kuq e zi.

Siç shihet edhe nga pamjet e sjella nga Report Tv, autoboti shoqërohet nga pas edhe nga një makinë policie.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha