Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Masat e sigurisë në Vlorë: kufizohet lëvizja në Sheshin e Flamurit

Masat e sigurisë në Vlorë: kufizohet lëvizja në Sheshin e Flamurit
Foto: euronews.al

Masat e shtuara të sigurisë në Vlorë kanë kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve që kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në këtë ditë të rëndësishme historike. Për shkak të perimetrit të sigurisë, një pjesë e tyre janë mbajtur larg Sheshit të Flamurit, ndërsa efektivët e policisë nuk kanë lejuar afrimin drejt zonës ku zhvillohet ceremonia.

Mes qytetarëve që kanë arritur të depërtojnë në perimetrin e sigurisë është edhe një shqiptar nga Kosova, i cili shprehet i emocionuar, duke treguar se ka udhëtuar posaçërisht në Vlorë për të qenë pjesë e festimeve të 28 Nëntorit. Ai thotë se merr pjesë në festimet e Vlorës çdo vit.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha