Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ronaldo zbulon arsyen e befasishme të kalimit nga Barcelona te Interi

Ronaldo zbulon arsyen e befasishme të kalimit nga Barcelona te Interi
Foto: albeu.com

Ronaldo, ish-futbollisti i Barcelonës, Interit, Milanit dhe Real Madridit, ka rrëfyer se vendimi për t’u larguar nga klubi katalanas dhe për t’iu bashkuar Interit u ndikua nga kushtet financiare.

Braziliani qëndroi vetëm një sezon në Barcelonë, përpara se në verën e vitit 1997 të transferohej te skuadra italiane.

Transferimi te Interi

Interi pagoi 26.5 milionë euro për shërbimet e tij. Në Milano, “Fenomeni” la menjëherë gjurmë me paraqitjet e tij, por më pas ritmi i tij u pengua nga dëmtimet.

Sezoni në Barcelonë dhe arsyeja e largimit

Gjatë sezonit të vetëm në “Camp Nou”, Ronaldo ishte lojtari më i spikatur i ekipit, duke realizuar 47 gola në 49 ndeshje. Megjithatë, vetëm pas gati 30 vitesh ai ka zbuluar arsyen që e shtyu të largohej nga Barcelona.

“Barcelona më bleu për 20 milionë dhe unë mora një pjesë të mirë të asaj shume. Atje fitoja dy milionë në vit, ndërsa Interi më ofroi tetë. Kjo është arsyeja pse vendosa të largohem”, deklaroi Ronaldo në podkastin “Stick to Football”.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha