Proces-verbali i takimit midis shokut Enver Hoxha dhe delegacionit të gardës së kuqe të Kinës, i kryesuar nga Jao Venuan
8 korrik 1967
Enver Hoxha: Si jeni me shëndet shokë? Jeni lodhur?
Jao Venuan: Faleminderit, jemi mirë, nuk jemi lodhur.
Enver Hoxha: Garda e Kuqe nuk lodhet kurrë. Ata gjithmonë mbajnë mbi supe revolucionin dhe revolucionarët nuk lodhen kurrë.
Jao Venuan: Jemi prekur shumë nga ndjenjat e forta revolucionare të popullit shqiptar dhe rinisë shqiptare për Kinën dhe popullin kinez, prandaj dhe nuk ndjejmë lodhje.
Enver Hoxha: Gjatë ditëve të fundit, ju e patë me sytë tuaj dashurinë e madhe të rinisë dhe popullit shqiptar për ju. Çfarë vizituat gjatë këtyre ditëve të dashur shokë?
Jao Venuan: Vizituam shumë rajone të Shqipërisë. Ishim në Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier dhe në Berat, në Kombinatin “Mao Ce Dun”. Kudo që shkuam vërejtëm entuziazmin e madh të rinisë shqiptare. Pamë të rinj që punonin në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier, duke ndërtuar tarraca në kodra dhe gjithandej. Të rinjtë punonin kudo me entuziazëm.
Jao Venuan: Ju me vizitën tuaj keni ndihmuar shumë, pasi sillni këtu ndjenjat revolucionare të rinisë kineze, dashurinë e sinqertë të popullit kinez dhe të shokut Mao Ce Dun. Gjatë kohës që kaluat në Shqipëri, ju patët mundësinë të dëshmonit dashurinë e rinisë dhe të popullit tonë për Kinën dhe sa më shumë kontakte që të ketë mes të rinjve tanë komunistë, aq më shumë forcohet miqësia jonë. Ne themi me modesti se vendi ynë ka një rini të arsimuar, heroike dhe revolucionare, që frymëzohet nga parimet marksiste-leniniste dhe internacionalizimi proletar.
Të bashkuar si çeliku me partinë, rinia jonë qëndron e patrembur para çdo rreziku, qoftë edhe luftës. Kjo është një nga fitoret më të mëdha, dhe vjen prej vëmendjes që partia i ka kushtuar edukimit të gjeneratës së re. Ashtu diç na mësojnë veprat klasike të marksizëm-leninizmit dhe citimet e shokut Mao Ce Dun, partia është mbi çdo gjë, partia është zemra dhe truri i popullit, pa të cilat ai nuk jeton dot. Kjo është theksuar dhe nga shoku Mao Ce Dun, ashtu di dhe nga Marksi, Engelsi e Lenini.
Ata e duan partinë, pasi pa të nuk do të kishte një Shqipëri të lirë e të pavarur si kjo që kemi sot, por do të kishte qenë përsëri koloni e të huajve dhe e borgjezisë; këtu do të ishin në fuqi ende reaksionarët. Por ishte partia që me linjën e saj të qartë revolucionare, nxiti popullin kundër pushtuesve fashistë dhe udhëhoqi vendin në rrugën e socializmit. Armiqtë tanë, që janë borgjezia reaksionare, imperialistët dhe revizionistët modernë, e dinë mirë se nëse arrijnë të dobësojnë partinë tonë, mund të arrijnë më shpejt qëllimet e tyre.
Prandaj ata përpiqen të dobësojnë partinë, ose të shtrembërojnë parimet marksiste-leniniste, për të arritur qëllimin e tyre të mbjelljes së kaosit. Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë, për ta nxjerrë atë nga rruga marksiste-leniniste, por ne nuk i kemi lejuar të arrijnë qëllimet e tyre, si për armiqtë e brendshëm dhe ata të jashtëm. Ne i kemi detyruar ata të marrin kazmën e të punojnë dhe të bëjnë autokritikë, pasi kjo është në interes të popullit dhe të socializmit. Nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë, ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar, duke ndaluar që ata të infektojnë popullin.
Në vendin tonë rinia ka krijuar themelet e partisë. Kur flasim për rininë, e kemi fjalën jo vetëm për studentët, por dhe të rinjtë punëtorë dhe fshatarë. Mao Ce Dun ka theksuar se aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë, ka luajtur një rol të madh në revolucion dhe duke analizuar kushtet në fshatin kinez, ai ka theksuar se të rinjtë punëtorë, studentët dhe fshatarët, kanë luajtur rol të rëndësishëm për revolucionin në Kinë. Duke aplikuar këto parime të rëndësishme, ne vërejmë se brenda radhëve të partisë dhe uniteti mes partisë dhe rinisë, është i fortë si çeliku.
Çështja tani është të sigurojmë që ky unitet të ruhet dhe të mos dobësohet nga armiqtë, pasi siç thotë një shprehje e popullit tonë; “ujku fle armiku s’fle”, prandaj populli dhe partia jonë, nuk duhet t’i mbyllin sytë asnjëherë. Organizmi dhe disiplina e çeliktë, është shumë e rëndësishme për ne. Reaksionarët thonë se në Shqipëri nuk ka organizim, se nuk mund të bashkohemi, apo se nuk mund të arrijmë unitetin. Por ne e kemi arritur këtë me parimet e marksizëm-leninizmit, pasi partia jonë e ka prioritet disiplinën dhe pa të ka vetëm anarki dhe armiqtë mund të infiltrohen më lehtë.
Eksperienca që kemi fituar gjatë kohës së luftës, tregon se vendet ku ka mungesë disipline dhe dobësi politike e ideologjike, gjithnjë infektohet nga mushkonjat. Ndërsa aty ku ka organizim dhe disiplinë të çeliktë edhe kënetat kthehen në toka pjellore. Kjo tregohet nga eksperienca e partisë dhe proletariatit tonë, e cila vazhdon e pandërprerë. Siç e keni parë dhe vetë, të rinjtë tanë nën drejtimin e partisë dhe njëkohësisht duke ruajtur karakteristikat e tyre energjike, janë pjesë e përpjekjes revolucionare dhe mbrojtjes së parimeve të marksizëm-leninizmit. Prandaj komiteti qendror do të vazhdojë të tregojë kujdes të veçantë për edukimin e rinisë revolucionare.
Revolucioni është një çështje serioze dhe partia jonë e ruajtur këtë parim të marksizëm-leninizmit, duke mos lejuar askënd të peshkojë në ujëra të turbullta. Ajo ka sulmuar ashpër dhe shpejt të gjithë ata që janë përpjekur ta bëjnë këtë, veçanërisht në situatat brenda partisë, ku dhe rreziqet ishin më të mëdha. Partia i ka goditur ata në kokë dhe i ka shkatërruar, pasi në situata të tilla tradhtarët dhe revizionistët përpiqen të riorganizohen. Kjo ndodh prej shprehjes së kontradiktave antagoniste në lidhje me luftën e klasave, që do të thotë luftës sonë kundër armiqve, në cilat do forma e ngjyra që ata paraqiten.
Në këtë përpjekje mund të ketë veprime taktike, të cilat i shërbejnë likuidimit të shpejtë të grupit armik. Sa më shpejt që ky grup të eliminohet, aq më mirë është për revolucionin. Ju e keni parë nga afër, sesi armiqtë mund të merrnin kontrollin e fabrikave në Shangai dhe më pas ju u mobilizuat dhe i goditët në kokë elementët kundër-revolucionarë, në mënyrë që ata të mos ngrihen më kurrë. Duke vepruar kështu, ju mbrojtët partinë tuaj, të cilën kryetari Mao Ce Dun e vë mbi gjithçka tjetër. Mbështetësit e shokut Mao Ce Dun e dinë mirë, se partia është zemra e shpirti i tyre. Ju keni krijuar komitetet revolucionare për eliminimin e revizionistëve, si Liu Xiaoqi dhe Deng Ciaoping.
Revolucioni i madh kulturor i proletariatit i drejtuar nga shoku Mao Ce Dun, na ka mësuar shumë gjëra. Ju i njihni mirë 16 pikat e plenumit të Komitetit Qendror të Kinës në gusht 1966, të cilat mes të tjerave bëjnë dhe klasifikimin e kuadrove të partisë. Mësimet marksiste të shokut Mao Ce Dun, janë udhëzime për veprim, në zhvillimin e mëtejshëm të revolucionit kulturor. Partia jonë është e vogël dhe këtë e reflekton eksperienca e saj. Gjatë historisë së saj ajo ka pasur humbje të vëmendjes dhe vigjilencës, prandaj elementë të fqinj kanë depërtuar në të. Në raste të tilla partia jonë ndjek disa parime kyçe. Një prej tyre është spastrimi i elementëve problematikë por jo vrasja e tyre.
Partia jonë thotë se spastrimet duhet të jenë më të ashpra me krerët, pasi siç thotë populli ynë; “peshku qelbet nga koka”. Janë drejtuesit ata që kthehen në burokratë dhe jo punëtorët e fshatarët. Kështu që partia menjëherë i ka përjashtuar ata nga radhët dhe ka ndryshuar kursin e ndjekur prej tyre. Pastaj partia e ka ngritur problemin me organizatat bazë dhe ka bërë dallimet mes elementëve të mirë dhe të këqij. Në krye të komiteteve u vendosën njerëzit më revolucionarë dhe u mbajtën zgjedhje, pasi situata ishte e tillë që nuk mund të bënim ndryshe. Kështu që situata u përmirësua shpejt. Kjo ndodhi në komitetin e partisë në Lushnje, ku ju patë fushat e bukura e të gjelbëruara, por dhe në Gjirokastër e në Shkodër.
Ne jemi me fat që kemi shokun Mao Ce Dun dhe Kinën socialiste që po udhëheq revolucionin kulturor proletar, dhe shpresojmë që ata të vazhdojnë ta bëjnë këtë për një kohë sa më të gjatë. Shokë të Gardës së Kuqe, ju jeni ngritur në mbrojtje të partisë komuniste, kryetarit Mao Ce Dun dhe Kinës socialiste. Të gjithë popujt e botës e dinë se Kina socialiste është armiku më i madh i imperializmit dhe revizionizmit, prandaj armiqtë formulojnë shumë plane djallëzore për ta mundur atë dhe për të arritur qëllimet e tyre të shtypjes së popujve. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë revolucioni do të kthehej disa shekuj prapa.
Prandaj partia dhe populli i Shqipërisë, bashkë me popujt të tjerë të botës mbështesin Kinën dhe i kërkojnë të udhëheqë rrugën drejt socializmit. Imperialistët dhe revizionistët sovjetikë, mendojnë se Kina po dobësohet tani që revolucioni kulturor po zhvillohet me furi. Ata besojnë se Kina po humbet prestigjin e saj dhe pozitën ndërkombëtare. Këto janë sloganet e armiqve dhe tradhtarëve të marksizëm-leninizmit, pasi janë vetë ata që do të shkojnë drejt humnerës dhe shkatërrimit, dhe jo Kina e Shqipëria, të cilat marshojnë drejt revolucionit. Kina socialiste ka një pozitë ndërkombëtare politike, ushtarake e politike që i frikëson armiqtë e saj.
Dhe ata kanë të drejtë që i frikësohen, pasi në fund të fundit ata që përhapin këto slogane, e dinë mirë se revolucioni po shpërthen. Imperialistët dhe revizionistët i mbajtën shpresat e tyre në elementët revizionistë në administratë, në grupe si të Liu Shaoçi, të cilat tashmë janë rrëzuar dhe çarmatosur. Ne e shikojnë se zhvillimi në Kinë po ecën me hapa kolosale. Revolucioni proletar kulturor nuk e ka ngadalësuar ritmin e zhvillimit industrial e teknologjik, por përkundrazi i kanë përshpejtuar ato. Ndërsa në Bashkimin Sovjetik, ku janë në pushtete revizionistët, kapitalistët po sjellin projektet më të vogla industriale, në një kohë kur në Kinë ato prodhohen me ritme gjithnjë e më të shpejta dita ditës.
E njëjta gjë vlen dhe për bujqësinë. Revizionistët sovjetikë po importojnë bukë nga Kanadaja, kurse në Kinë bëhet gjithnjë progres dhe tregjet janë të mbushura. Vitin e kaluar vendet revizioniste evropiane ishin në krizë mishi, kështu që vinin dhe na kërkonin ne në Shqipëri. Ka një lloj peshku që ne kapim, por që njerëzit tanë nuk e hanë, por duke llogaritur se bullgarët do të vinin për ta kërkuar, ne rritëm masën e peshkimit për t’ua dhënë atyre. Kjo është situata në vendet revizioniste. Suksese të rëndësishme janë arritur në Kinë dhe në sferën ushtarake dhe të mbrojtjes. Bazuar në teknikat dhe mësimet e shokut Mao Ce Dun, bashkëluftëtari i tij, Lin Biao, ka krijuar një ushtri të fortë e të bashkuar, që i tmerron imperialistët dhe revizionistët sovjetikë.
Ushtria luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe konsolidimin e fitoreve të revolucionit, pasi është arma kryesore e diktaturës së proletariatit. Për këtë arsye shoku Mao Ce Dun i ka kushtuar vëmendje të veçantë ushtrisë duke i dhënë edukim politik, ideologjik e ushtarak marksist-leninist. Ajo është e armatosur me mjetet më moderne, si raketa dhe bomba atomike me hidrogjen. Të gjitha këto tregojnë se populli i Kinës ka arritur dhe do të vazhdojë të arrije suksese të tjera në revolucionin socialist. Populli i Kinës po mbështet në mënyrë heroike luftën e popullit Vietnamez kundër imperializmit dhe këtë e di e gjithë bota, megjithëse revizionistët po përpiqen më kot të shuajnë flakën e luftës.
Tani lufta ka nisur të zgjerohet në Indi, ku në shumë rajone po vijnë në pushtet komunistët marksistë-leninistë. Në Burma partizanët po luftojnë tashmë 30 km. larg vilës së Ne Vin. Forcat revolucionare po luftojnë gjithashtu në Tailandë, në Indonezi. Megjithëse partia komuniste e Indonezisë ka bërë gabime dhe ka pësuar disfata, ajo do t’i tejkalojë këto vështirësi. Në Amerikën Latine ne shikojmë se lufta revolucionare po rritet dita ditës. Edhe në Evropë ne po rritemi në numër dhe demonstratat e grevat vazhdojnë. Kjo rritje të lëvizjes revolucionare tregon se imperializmi është nervoz, pasi ata kërkojnë të mbajnë gjithçka në qetësi, në të ashtuquajturën “bashkë-ekzistenca paqësore” revizioniste.
Sa herë që rriten flakët e luftës revo
Burimi: shqiptarja.com










