Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste dhe krenarie kombëtare

Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste dhe krenarie kombëtare
Foto: gazetaexpress.com

Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e Kulturës në Drenas, Ramiz Lladrovci ka shkruar se kjo është ditë e shenjtë për kombin shqiptar.

Postimi i tij në Facebook:

Data 28 Nëntor është një nga ditët me ngjarjet më të mëdha të kombit, ditë festive, kujtese dhe krenarie për popullin shqiptar.

Në këtë datë, i gjithë kombi bashkohet për të kujtuar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UÇK-në, si dhe kontribuesit e lirisë, çlirimit dhe dinjitetit kombëtar.

Programi në Drenas

Sot, në këtë ditë të shenjtë, e shënuam me program cilësor në Sallën e Kulturës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Krenari.

Shqiptarë kudo që jeni, gëzuar 28 Nëntorin!

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha