Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

23-vjeçarja shqiptare vdes në Itali, partneri arrestohet pas vrasjes

23-vjeçarja shqiptare vdes në Itali, partneri arrestohet pas vrasjes
Foto: bordo.al

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Toskanës në Itali, ku një 23-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë nga partneri i saj.

Viktima është identifikuar si Lonela Miruna Girneata. Për vrasjen dyshohet partneri i saj, 25-vjeçari Andrea Nardini, i cili më pas i ka dhënë fund jetës në të njëjtën zonë ku ndodhi krimi, në Ponte a Buggiano, në provincën e Pistoias.

Si ndodhi ngjarja

Sipas raportimeve të mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes. Disa banorë të zonës kanë treguar se e kishin parë 25-vjeçarin duke dalë nga banesa pak para orës 08:00 dhe duke u larguar me automjetin e tij.

Në atë moment, largimi i tij nuk kishte ngjallur dyshime, pasi gjithçka dukej si një mëngjes i zakonshëm, ndërsa i riu punonte në një fabrikë letre.

Një tjetër krim në të njëjtin vend

Ngjarja merr një tjetër dimension tragjik edhe për faktin se në të njëjtin vend, më pak se tre muaj më parë, një grua tjetër ishte vrarë nga ish-partneri i saj.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha