Një deklaratë e fortë për të ardhmen e Cole Palmer në kombëtaren angleze ka shkaktuar debat në mediat britanike. Gazetari i njohur i talkSPORT, Adrian Durham, ka hedhur një parashikim të bujshëm, duke pretenduar se ylli i Chelsea-t nuk do të veshë më fanellën e Anglisë.
Mungesat e Palmer me kombëtaren
24-vjeçari nuk është aktivizuar me Anglinë që prej muajit mars dhe nuk u përfshi në listën e Thomas Tuchel për ndeshjet e muajit nëntor. Ai kishte mbetur jashtë edhe në përzgjedhjen për Kupën e Botës gjatë verës, përpara se të rikthehej në planet e trajnerit në shtator, por u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi.
Vetë Tuchel kishte shprehur pakënaqësi për mungesat e vazhdueshme të futbollistit, duke theksuar se Palmer po humbet shumë mundësi për ta bindur. Duke folur në podcastin “Fiery Fridays”, gazetari britanik bëri një deklaratë që pritet të shkaktojë diskutime të shumta.
Parashikimi i Durham
“Anglia nuk ka nevojë të dëshpërohet për Cole Palmer në këtë moment. Nuk jemi duke qarë për mungesën e tij. Parashikimi im është se Cole Palmer nuk do të luajë më për Anglinë”, deklaroi Durham.
Ai argumentoi se konkurrenca për pozicionin e numrit 10 në kombëtaren angleze është shumë e fortë dhe se Jude Bellingham mbetet një prej zgjedhjeve kryesore për këtë rol.
Por Durham shkoi edhe më tej, duke përmendur tetë futbollistë anglezë që, sipas tij, kanë treguar formë më të mirë se Palmer gjatë këtij sezoni.
Lista e tij përfshin:
Jude Bellingham
Morgan Gibbs-White
Morgan Rogers
Eberechi Eze
Jack Rudoni
Jack Hinshelwood
Kiernan Dewsbury-Hall
James Maddison
Burimi: kohajone.com










