Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Policja nga diaspora: Kam qarë kur protestuesit u dhunuan

Policja nga diaspora: Kam qarë kur protestuesit u dhunuan
Foto: shqiptarja.com

Një police shqiptare që jeton prej 25 vitesh në SHBA iu bashkua protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Ajo tha se kishte qarë kur protestuesit ishin dhunuar dhe u bëri thirrje efektivëve të hiqnin kapelet dhe t’i bashkoheshin popullit.

Deklarata e policës

“Kam 25 vite që jetoj në Amerikë. Kam ardhur në protestë. Ju them të gjithëve të bashkohemi dhe të mos dorëzohemi kurrë. Shqipëria është dhe do të mbetet gjithmonë e shqiptarëve.

Kam qarë me kokërr loti kur dhunohen protestuesit. Policia është për të mbrojtur popullin, jo për të mbrojtur krimin. Por e bëjnë nga varfëria. Duhet të heqin kapelet, t’i bashkohen popullit. Ai që është në pushtet nuk është mbret. Është një njeri, nesër vjen tjetri. Hap rrugën”, tha ajo për Report Tv.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha