Ishte në prag të hyrjes në Big Brother VIP 2 përballë Luizit, Bes Kallaku tregon si ia prishi planet Ija

Një ftesë për t’u përballur me Luizin në “Big Brother VIP Albania 2” dhe një këshillë nga Ija që i ndryshoi planet. Këtë histori ka ndarë Bes Kallaku në “Live me Luizin”, ku tregoi se kishte qenë në diskutime për t’u bërë pjesë e reality show-t pikërisht në edicionin ku Luiz Ejlli ishte një nga emrat më të komentuar të garës.
Ftesa dhe biseda me gjyshen
Aktori rrëfeu se fillimisht kishte kërkuar kohë për të diskutuar këtë mundësi me gjyshen e tij. Por, duket se Ija nuk ishte aspak dakord me idenë që nipi i saj të konkurronte me Luizin, madje ia bëri të qartë se nuk do të kishte mbështetjen e saj në këtë përballje.
“Kur më erdhi ftesa për në Big Brother, i thashë: ‘Më lini ta diskutoj me Ijen’. Shkova dhe më tha: ‘Pse u vonove, or çun?’. I thashë: ‘Më kanë ftuar për në Big Brother, sepse më kanë thënë se vetëm ti përplasesh me natyrshmërinë e Luizit. Mund të dalësh në finale me të’. Më tha: ‘T’ia bësh ti Luizit tim këtë gjë? Kokërr vote nuk ke për të marrë’. Prandaj thashë nuk hyj në Big Brother, se as Ija ime nuk më votonte”, tregoi me humor Bes Kallaku.
Burimi: bordo.al










