Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor

Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor
Foto: reporteri.al

Tani është zyrtare. Ronaldinho do t’i rikthehet fushës së futbollit më 15 nëntor, në moshën 46-vjeçare, duke veshur fanellën e klubit italian Ravenna FC.

Debutimi zyrtar me Ravennën

Klubi italian ka konfirmuar se legjenda braziliane do të luajë në derbin ndaj Forlit, në kuadër të Serie C, në stadiumin “Bruno Benelli”.

Kjo do të jetë paraqitja e parë zyrtare e Ronaldinhos pas më shumë se 10 vjetësh. Ndeshjen e fundit konkurruese e kishte zhvilluar në vitin 2015, me fanellën e Fluminenses.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 15 nëntor, nga ora 17:30 sipas kohës lokale në Itali.

Synimi për golin e 300-të

Ronaldinho synon ta shënojë edhe golin e 300-të në karrierën e tij profesionale, pasi ishte pensionuar me 299 gola.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha