Modelja e njohur ndërkombëtare Bella Hadid duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale, pas ndarjes nga ish-partneri i saj, Adan Banuelos.
30-vjeçarja ka publikuar në Instagram disa fotografi nga ndeshja e hokejit të ekipit Colorado Avalanche, ku shfaqet në momente mjaft të afërta me një mashkull.
Bëhet fjalë për Nathan Lacy, një kauboj nga Colorado, me të cilin modelja është fotografuar duke shkëmbyer përqafime dhe momente romantike, duke nxitur menjëherë spekulimet për një lidhje të re.
Kush është Nathan Lacy?
Por kush është mashkulli që përflitet se i ka rrëmbyer zemrën Bellës?
Sipas revistës Vogue, Nathan është kauboj i gjeneratës së pestë nga Crested Butte, Colorado. Ai punon si menaxher projektesh dhe vlerësues kostosh në kompaninë e ndërtimit të familjes së tij, ndërsa merret edhe me sportet e kalërimit.
Një detaj interesant është se Bella raportohet të ketë blerë së fundmi një shtëpi pikërisht në Crested Butte, qytetin nga vjen Nathan.
Si u njohën?
Sa i përket njohjes së tyre, mediat raportojnë se Nathan është vëllai i Rachael Lacy, mikeshës së Bellës, me të cilën modelja ndan pasionin për kuajt. Megjithatë, nuk dihet saktësisht se kur ka nisur afrimiteti mes tyre.
Kujtojmë se Bella dhe ish-partneri i saj, kalorësi profesionist Adan Banuelos, raportohet t’i kenë dhënë fund lidhjes në fillim të vitit 2026, pas rreth dy vitesh së bashku.
Edhe pse fotografitë e fundit kanë shtuar dyshimet për një romancë të re, Bella Hadid ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për natyrën e marrëdhënies së saj me Nathan Lacy.
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










