Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Luis Vela, shqiptari që synon kurorën botërore të boksit

Luis Vela, shqiptari që synon kurorën botërore të boksit
Foto: abcnews.al

Vetëm 19 vjeç, por me një histori suksesi që po tërheq vëmendjen në arenën ndërkombëtare të boksit. Luis Vela, i njohur në ring me nofkën “El Guero”, ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, duke mbrojtur me sukses titullin ËBC International në kategorinë super të lehtë, në një përballje të zhvilluar në Stamboll.

Boksieri i ri e mbylli ndeshjen me nokaut në raundin e tetë, duke dëshmuar se pas talentit qëndrojnë orë të panumërta stërvitjeje, disiplinë dhe sakrifica. Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij shënon sukses në ring. Në Tiranë, Luis fitoi titullin ËBC Youth Interim World Championship, pas një përballjeje të fortë me boksierin uzbek Nurmukhammad Kuchkorov, një ndeshje që e çoi deri në kufijtë e forcës dhe qëndrueshmërisë.

Rrugëtimi i tij në boks

I lindur dhe rritur në Rovereto të Italisë, Luis mban me krenari origjinën shqiptare dhe dëshiron që çdo fitore e tij të jetë edhe një arsye më shumë për krenarinë e shqiptarëve. Rrugëtimi në boks nisi që në moshën 14-vjeçare, ndërsa pas rreth 30 ndeshjesh në boksin amator vendosi të kalonte në profesionizëm. Nga përballja e parë profesionale në Kolumbi, te eksperiencat e stërvitjes në Miami dhe puna me trajnerin Fabian Thika në House of Boxing në Trento, çdo hap ka qenë pjesë e një ëndrre gjithnjë e më të madhe.

Sakrifica dhe ëndrra për të ardhmen

Por pas çdo triumfi fshihet edhe një histori emocionale. Një nga kujtimet më të forta për Luisin mbeten lotët e nënës pas fitores në Tiranë. Një moment që i kujtoi se suksesi nuk është vetëm i boksierit, por edhe i njerëzve që besojnë dhe sakrifikojnë bashkë me të. Sot, në moshën 19-vjeçare, Luis nuk dëshiron të ndalet te titujt që ka fituar. Objektivi i tij është të ngjitet në nivelet më të larta të boksit profesionist dhe një ditë të luftojë për titullin kampion bote. Një ëndërr e madhe, për një djalë që sapo ka nisur të shkruajë historinë e tij në ring.abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha