Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Shqipëria kryeson grupin, por i duhen katër pikë për të siguruar vendin e parë

Shqipëria kryeson grupin, por i duhen katër pikë për të siguruar vendin e parë
Foto: abcnews.al

Shqipëria e ka në dorë vendin e parë, por duhet ta sigurojë atë në dy ndeshjet e mbetura të Ligës së Kombeve.

Gjendja në grup

Pas katër ndeshjeve të para, të luajtura në shtator dhe tetor, skuadra kuqezi ka grumbulluar 9 pikë, me tre fitore dhe një humbje. Kjo e vendos atë përpara dy rivalëve direktë, Bjellorusisë dhe Finlandës, të cilët kanë nga shtatë pikë secili.

Me një llogari të thjeshtë, Shqipërisë i duhen katër pikë për ta mbyllur vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C. Për të mos rrezikuar asgjë, Maran dhe ekipi i tij duhet ta fitojnë sfidën e parë, të enjten kundër Finlandës në “Air Albania”. Një sukses i tillë do ta lehtësonte skuadrën përpara ndeshjes së fundit, më 15 nëntor, kundër Bjellorusisë, në fushën neutrale në Budapest.

Skenari nëse humbet ose barazon

Nëse rezultati kundër finlandezëve nuk është fitore, kuqezinjtë do të duhet ta fitojnë me çdo kusht ndeshjen e fundit. Në vlerësimin e përgjithshëm duhen marrë parasysh edhe shifrat e tjera të regjistruara deri tani: Shqipëria është superiore jo vetëm në pikë ndaj rivalëve, por edhe në diferencën e golave, plus pesë, me tetë gola të shënuar dhe tre të pësuar.

Këto janë vetëm llogari në letër. Fjalën e fundit do ta thotë fusha. E sigurt është vetëm kjo: Shqipëria duhet të marrë tri pikët kundër Finlandës për të arritur objektivin e saj në Ligën e Kombeve, vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha