Ylli britanik me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është një nga emrat kryesorë që do të performojnë në festivalin e muzikës “Coachella” në vitin 2027.
Lajmi u bë i ditur nga organizatorët e festivalit, të cilët kanë konfirmuar se Dua do të ngjitet në skenë në dy netët e festivalit.
Artistët e tjerë kryesorë
Sipas BBC-së, krahas saj, në mesin e artistëve kryesorë do të jenë edhe grupi Tame Impala, i cili do të performojë të shtunave, si dhe këngëtarja SZA, e cila do të jetë në skenë të dielave.
Kësisoj, Dua Lipa pritet të bëhet artistja e parë solo britanike që kryeson festivalin.
“Coachella” mbahet në Kaliforni të ShBA-së, nga 9 deri më 11 prill dhe nga 16 deri më 18 prill 2027.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









