Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Kompany rikthehet te Bayern pas problemeve shëndetësore

Kompany rikthehet te Bayern pas problemeve shëndetësore
Foto: abcnews.al

Lajme të mira për Bayern Munich. Trajneri Vincent Kompany u rikthye në kompleksin stërvitor të klubit bavarez, duke i dhënë fund një mungese disajavore pas një problemi shëndetësor që çoi në shtrimin e tij në spital.

Rikthimi në punë

Sipas mediave gjermane, tekniku belg u pa në ambientet e klubit, duke punuar në zyrën e tij dhe duke rifilluar gradualisht detyrat e përditshme së bashku me pjesën tjetër të stafit teknik. Ai gjithashtu planifikoi të ndiqte nga afër rikuperimin e disa lojtarëve të dëmtuar gjatë seancës së tyre të rehabilitimit në fushë.

Kompany pësoi një kolaps më 23 tetor, ndërsa po vëzhgonte një seancë stërvitore të ekipit të dytë të Bayernit, çka bëri që ai të dërgohej në spital.

Skuadra gjatë mungesës

Gjatë mungesës së tij, skuadra është drejtuar nga ndihmësit, Aaron Danks dhe René Maric, të cilët arritën të ruanin nivelin konkurrues të ekipit bavarez, ku spikat fitorja 2-0 ndaj Atlético Madrid në Champions League.

Rikthimi i Kompany konfirmon gjithashtu parashikimin e bërë pak ditë më parë nga presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness, i cili kishte deklaruar se trajneri me gjasë do të rikthehej pas ndërprerjes së ardhshme për ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Nëse nuk do të ketë ndonjë pengesë të papritur, ai do ulet sërish në pankinë për ndeshjen e Bundesligës kundër Köln, më 20 nëntor.abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha