Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

SHBA akuzon tre iranianë për sulme dhe destabilitet në Europë

SHBA akuzon tre iranianë për sulme dhe destabilitet në Europë
Foto: abcnews.al

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur tetë akuza ndaj tre personave, të dyshuar për organizimin e 20 sulmeve dhe komploteve terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, në mbështetje të interesave të Iranit.

Personat në qendër të aktakuzës

Në qendër të aktakuzës janë Mohsen Mohajeri, Mohammad Ali al-Hassani dhe Mohammad Baqer Saad Dawood al-Saadi.

Sipas autoriteteve amerikane, tre personat koordinonin aktivitetet përmes organizatës së quajtur „Harakat Ashab al-Yamin al-Islamiya”, e cila dyshohet se është një fasadë për Kata’ib Hezbollah dhe organizata të tjera terroriste të lidhura me Iranin.

Protestat dhe mobilizimet

Përtej sulmeve, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngre dyshime edhe për një tjetër formë veprimtarie të këtij rrjeti: organizimin e protestave dhe mobilizimeve, me synimin për të nxitur destabilitet në vendet perëndimore.

Mohammad al-Saadi dyshohet se ka luajtur rol në koordinimin e sulmeve dhe të propagandës së tyre në internet. Mohajeri, shtetas iranian dhe operativ i dyshuar i Gardës Revolucionare Islamike, akuzohet se ka bashkëpunuar në organizimin e sulmeve, ndërsa al-Hassani dyshohet se ka përdorur rrjetin e kontakteve kriminale për realizimin e tyre në Britaninë e Madhe.

Një fotografi e përfshirë në dosjen hetimore tregon al-Saadi-n përpara një arsenali armësh.

Sulmet në Britaninë e Madhe

Sipas aktakuzës, më 6 prill, Mohajeri dhe al-Hassani kanë planifikuar sulme teksa ndodheshin së bashku në Irak, ku në ekranin e kompjuterit shfaqej harta e Londrës.

Shtatë prej sulmeve ndodhën në Britaninë e Madhe, më shumë se në çdo vend tjetër evropian. Ato përfshinin zjarrvënie, përdorim eksplozivësh dhe një sulm me thikë në Londër, ku mbetën të plagosur rëndë dy burra hebrenj, mes tyre edhe një shtetas me dy nënshtetësi, amerikane dhe britanike.

Baza ajrore RAF Fairford

Një tjetër episod në dosjen hetimore lidhet me bazën ajrore RAF Fairford në Britani, ku ndodhen edhe pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane.

Më 27 shtator, pranë bazës u konstatuan tre furgonë të dyshimtë. Sipas prokurorëve amerikanë, një prej të akuzuarve kishte financuar persona në Britani për të vëzhguar perimetrin e bazës, për të siguruar automjete dhe karburant, si dhe për të përgatitur logjistikën e një sulmi të mundshëm.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se aktakuza me tetë pika nxjerr në pah përpjekjet e dyshuara të Iranit për të organizuar sulme terroriste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha