Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Bordo sugjeron qofte me karrota dhe djathë për drekën e sotme

Bordo sugjeron qofte me karrota dhe djathë për drekën e sotme
Foto: bordo.al

Stina e vjeshtës ofron pjata bujare dhe shije të pagabueshme. Me ngjyra dhe aroma unike që zbukurojnë tryezat, këto receta të sezonit janë një kombinim ideal i perimeve si kërpudhat, kungujt apo patatet, deri te frutat, të cilat përshtaten me erëzat vjeshtore. Ja disa pjata që do të doni t’i gatuani përsëri.

Qofte me karrota dhe djathë

Përbërësit: 2 karota, 250 g djathë, 1 vezë, kopër, 4 lugë miell, piper i kuq, vaj për skuqje, kripë, piper i zi

Përgatitja: Pastroni karotat dhe grijini në rende. Bashkojini ato me djathin në një tas, pastaj shtoni vezën, koprën, piperin e kuq dhe piperin e zi, e në fund miellin derisa të krijohet një brumë për qofte. Me një lugë gjelle formoni një top dhe hidheni të skuqet në një tenxhere të thellë ku vaji është nxehur paraprakisht. Skuqini për 3 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Hiqini nga tigani dhe vendosini në një pjatë që të kullojnë vajin e tepërt.

Ju bëftë mirë!

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha