Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Opinion

Nga rrjedh emri i Tiranës

Nga rrjedh emri i Tiranës
Foto: reporteri.al

Nga: Ben Blushi

Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit.

Çfarë do të thotë Tiranë? Kush e përdori për herë të parë këtë fjalë? Në cilin vit? Dhe pse u zgjodh ky emër e jo një tjetër?

Versionet e qarkulluara

Janë pesë versione që kanë qarkulluar, dhe do t’i përmbledh më poshtë.

Disa thonë se emri Tiranë vjen nga një kala. Të tjerë e lidhin me një prodhues vere, me fjalën djathë, me thurrjen e një triko leshi, ose me Teheranin, kryeqytetin e sotëm të Iranit.

Me pak fjalë, sipas versionit të fundit Tirana u themelua në vitin 1614 si një lloj Teherani i ri, një Teheran Evropian.

Interpretimi im

Sipas meje, emri nuk vjen as nga një copë djathë, as nga një triko leshi, as nga prodhuesi i dehur i verës, as nga kalaja e Turjanit dhe as nga Teherani.

Unë besoj se emri i Tiranës vjen nga fjala tiran, që rrjedh nga fjala pellazge tyrannos, e cila përshkruan një njeri që rrëzon mbretërit dhe qeveris në emër të popullit.

Në fillim tyrannosët, apo tiranët, ishin demokratë dhe popullorë, por me kalimin e kohës u bënë të egër dhe gjakatarë.

Askujt nuk duhet t’i vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala tiran.

Për të kuptuar argumentat që më kanë bindur se tirani i parë ka jetuar disa mijëra vjet më parë në zonën e Tiranës së sotme, duke i dhënë qytetit emrin e vet, lexoni romanin tim Historitë e Cmendura të Tiranës, që gjendet në çdo librari.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha