“WhoScored”, platforma e njohur për vlerësimin e futbollistëve, ka përzgjedhur 11-shen me notat më të larta në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve për vitin 2026.
Në formacion është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili zë krahun e djathtë të mbrojtjes me notën 7.65. Është hera e parë që një futbollist nga Shqipëria përfshihet në formacionin më të mirë të një kompeticioni kaq të rëndësishëm.
Lista e formacionit më të mirë
Lista pasqyron paraqitjet përgjatë gjithë fazës së grupeve, jo vetëm të një ndeshjeje. Krahas Hysajt, në 11-she janë emra të njohur të futbollit elitar, mes tyre Lamine Yamal, Harry Kane, Jude Bellingham dhe Michael Olise.
Burimi: www.albeu.com










