Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Dybala shfaqet si superhero në mural me fëmijë

Dybala shfaqet si superhero në mural me fëmijë
Foto: telesport.al

Paulo Dybala është bërë idhull për tifozët, brenda dhe jashtë fushës, veçanërisht për fëmijët. Artisti i rrugës Drugi i ka kushtuar kohët e fundit një mural, ku futbollisti argjentinas paraqitet si superhero, i mbajtur në duar nga një fëmijë.

Dybala përpara murit

Në orët e fundit, vetë Dybala ka pozuar përpara veprës dhe ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale, me një mesazh të shkurtër:

“Futbolli më ka dhuruar shumë. Të kem mundësinë t’ia kthej këtë, duke bërë një fëmijë të buzëqeshë në rrugë, është një nga gjërat më të bukura”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha