Pavarësisht raportimeve të fundit mbi interesimin e Chelseas dhe Barcelonës, nuk ka asnjë negociatë për transferimin e Alessandro Bastonit te ndonjë prej këtyre klubeve.
Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, Interi dëshiron ta mbajë mbrojtësin italian dhe është i gatshëm të nisë bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij.
Prioriteti i Bastonit
Marrëveshja aktuale e Bastonit me klubin zikaltër skadon në vitin 2028, ndërsa prioriteti i futbollistit është të vazhdojë karrierën në “Giuseppe Meazza”.
Interi synon të sigurojë të ardhmen
Kështu, pavarësisht interesimit të raportuar nga klubet e mëdha evropiane, Interi synon ta sigurojë të ardhmen e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.
Burimi: www.gazetaexpress.com










