Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona synon mbrojtësin e Arsenalit për janarin

Barcelona synon mbrojtësin e Arsenalit për janarin
Foto: telesport.al

Mbrojtësi ekuadorian Piero Hincapié është shfaqur si një objektiv i ri për Barcelonën në prag të merkatos së janarit. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka nisur tashmë bisedimet paraprake me përfaqësuesit e 24-vjeçarit, për të vlerësuar mundësinë dhe përmasat e një transferimi të mundshëm.

Situata e Hincapié te Arsenal

Aktualisht, mbrojtësi amerikano-jugor nuk po gjen hapësirat që dëshiron te Arsenal, ndonëse Mikel Arteta e konsideron atë një lojtar kyç për ekuilibrin taktik të skuadrës.

Interesimi i Barcelonës

Barcelona shpreson të përfitojë nga kjo situatë. Si Deco, ashtu edhe trajneri Hansi Flick, e vlerësojnë shumë shkathtësinë e tij, pasi ai është po aq efektiv si mbrojtës qendror, ashtu edhe si mbrojtës i majtë.

Pengesa për marrëveshjen

Pavarësisht interesimit të fortë dhe konkret nga ana e klubit “blaugrana”, marrëveshja përballet me një pengesë të rëndësishme fillestare. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket mjaft hezitues për ta lënë lojtarin të largohet gjatë merkatos së dimrit.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha