Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Maran: Kush vesh fanellën kuqezi, është krenar

Maran: Kush vesh fanellën kuqezi, është krenar
Foto: kohajone.com

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar zgjedhjen e futbollistëve nga Kosova për të përfaqësuar Shqipërinë, duke theksuar se çdo lojtar që pranon të veshë fanellën kuqezi duhet të jetë krenar për këtë vendim.

Deklaratat e Maranit për lojtarët e naturalizuar

Në konferencën për shtyp, tekniku italian u ndal edhe te rastet e Elia Caprile dhe Gërxhaliut, të cilët kanë marrë pasaportën shqiptare javët e fundit. Maran sqaroi se ata nuk kanë qenë pjesë e planeve të tij deri në këtë moment, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që zgjedhjet të analizohen sërish në të ardhmen.

“Në fakt unë kam fanellën kuqezi dhe kush pranon të luajë për Kombëtaren shqiptare, është krenar të luajë për këtë fanellë. Këtë ma keni mësuar ju. Kush zgjedh të luajë për Kombëtaren shqiptare është krenar për të luajtur për këto ngjyra.

Klidman Lilo? Është një lojtar që po e ndjekim. Por kam dashur të konfirmoj këto dy ndeshjet bllokun që kemi punuar në katër ndeshjet e para. Jam i bindur për këta lojtarë që kemi grumbulluar.

Në këtë pikë, Caprile dhe Gërxhaliu nuk kanë qenë pjesë e planeve tona. Por ndoshta në një moment tjetër do të kemi analizë për këto zgjedhje,

Përmirësimi i ekipit dhe ndeshja me San Marinon

Ne punojmë çdo ditë për tu përmirësuar, ka disa gjëra që nuk janë bërë mirë, por kjo na jep stimul. Unë gjithnjë mundohem të gjej ide të reja dhe zgjidhje. Ndeshja e fundit me San Marinon ka lënë disa dyshime, por kjo na shtyn të përmirësohemi dhe të bëjmë më mirë.

Roli i kampionatit vendas

Duke bërë diçka për kampionatin, duke marrë lojtarë nga Superiorja, ndihmon në rritjen e nivelit të futbollit vendas dhe me rritjen e tij, dalin lojtarë më të mirë që mund të ndihmojnë në vazhdim kombëtaren”, tha Maran.

 

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha