Portieri Owono mund të përballet me pasoja të rënda ligjore nëse shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia e rëndë gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij sportiv.
Sipas legjislacionit spanjoll, nëse provohet përgjegjësia e tij penale, futbollistit mund t’i shqiptohet një dënim me burgim nga 1 deri në 4 vjet. Përveç këtij dënimi, gjykata mund të vendosë edhe ndalimin e ushtrimit të profesionit për një periudhë deri në 6 vjet.
Ndërkohë, Policia Kombëtare e Spanjës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Bëhet fjalë për një procedurë standarde që ndiqet nga autoritetet në rastet e vdekjeve jo të natyrshme, me qëllim përcaktimin e rrethanave dhe përgjegjësive të mundshme.
Megjithatë, duhet theksuar se deri në këtë fazë Owono nuk ka përballuar asnjë akuzë formale dhe ndaj tij nuk ka asnjë vendim dënues.
Hetimet pritet të përcaktojnë nëse veprimet e portierit përbëjnë shkelje të ligjit dhe nëse ekzistojnë elementë që mund të çojnë në përgjegjësi penale.
Burimi: kohajone.com









