TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Në kuadër të panairit ndërkombëtar të turizmit World Travel Market (WTM) London 2026, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, zhvilloi një takim me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Indisë, Gajendra Singh Shekhawat.
Takimi u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Indisë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të mundësive të reja për promovimin e ndërsjellë të destinacioneve turistike.
Palët diskutuan mbi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit, me synimin për të krijuar ura të reja komunikimi dhe promovimi mes dy vendeve.
Pjesëmarrja në WTM London 2026
Pjesëmarrja në WTM London 2026 përbën një mundësi për Shqipërinë për të zgjeruar kontaktet ndërkombëtare dhe për të prezantuar potencialin e saj turistik në tregje të reja, përfshirë atë indian.
/m.m/r.e/a.f/
Burimi: ata.gov.al










