Me kërkesë të ARRSH-së, IKMT vijon prishjen e objekteve të prekura nga projekti infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë (Faza VI)”.
Prishjet në terren
Në terren po kryhen prishjet e 9 objekteve, një e dy-katëshe, me funksione shërbimi dhe banimi.
Qëllimi i punimeve
Prishjet po i hapin rrugë vijimit të investimit, duke mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa dhe pa humbje kohe.
IKMT është e angazhuar në mbështetjen e projekteve infrastrukturore, për përshpejtimin e investimeve publike dhe realizimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Burimi: lajmifundit.al










