Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Minus 303 premierohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Minus 303 premierohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Shfaqja “Minus 303”, me regji dhe koreografi të Gentian Dodës, u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Vepra dhe interpretuesit

Vepra, krijim i Gentian Dodës, solli një ndërthurje të lëvizjes, muzikës live dhe interpretimit skenik, duke i ofruar publikut një përvojë artistike të veçantë.

Në këtë produksion interpretuan Fjorald Doci, Rovena Shqevi dhe Rosella Pelliçiotti, ndërsa muzika live u interpretua nga Rajkard Bardhi. “Minus 303” është realizuar në partneritet me Heinrich Böll Stiftung, Tirana Office dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Premiera

Premiera u prezantua nga TKOB si një ngjarje e rëndësishme artistike në kalendarin e aktiviteteve kulturore të kryeqytetit.

/e.i/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha