“Presioni është ai lloj presioni pozitiv që të nxit të luash mirë. Ne i kemi mundësitë për të qenë në krye të grupit. Është presion pozitiv, na shërben për të dhënë më të mirën e mundshme në ndeshje. Jam i apasionuar pas punës që bëj.”
Indrit Tuci dhe kombëtarja
Sa i përket Indrit Tucit, është një lojtar që po e ndjekim me vëmendje. Sigurisht, është një lojtar i mirë dhe më pëlqen. Kombëtarja ka nevojë për lojtarë që janë në formë të mirë dhe që e ndihmojnë ekipin.
Afrimi me tifozët
Ne kemi dëshirë të kemi sa më shumë afrim me tifozët. Të hënën do t’i hapim portat për tifozët që duan të shohin seancën stërvitore. Portat do të jenë të hapura për tifozët që duan të shohin seancën e plotë stërvitore në shtëpinë e futbollit. Sigurisht që këto janë në vëmendjen tonë, por kam dashur vazhdimësi”, theksoi ai.
Lajmi në përditësim…
Burimi: abcnews.al










