Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Anamorava ndalet sot, Gjilani dhe Drita luajnë derbin e madh

Anamorava ndalet sot, Gjilani dhe Drita luajnë derbin e madh
Foto: gazetaexpress.com

Vëmendja e futbollit kosovar sot do të jetë e përqendruar në Gjilan, ku zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më të zjarrta të futbollit në vend.

Gjilani dhe Drita do të përballen në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës, në një tjetër edicion të derbit të Anamoravës, që gjithmonë sjell rivalitet, emocione dhe atmosferë të veçantë.

Anamorava ndalet sot, Gjilani dhe Drita luajnë derbin e madh

Rezultatet e xhiros së kaluar

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë përballje pas rezultateve të ndryshme në xhiron e kaluar.

Gjilani u mposht 3-1 nga Ballkani në Suharekë, ndërsa Drita vjen me moral më të lartë pas fitores spektakolare 4-3 ndaj Feronikelit ’74, në shtëpi.

Edhe renditja e bën këtë përballje mjaft interesante.

Drita pozicionohet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Gjilani renditet i pesti me 22 pikë, pesë më pak se rivali lokal.

Përballja e mëparshme dhe synimet

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon kishte përfunduar pa fitues, me rezultat 0-0, prandaj të dyja ekipet do të kërkojnë këtë herë ta fitojnë derbin dhe të marrin pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në kampionat.

Derbi i Anamoravës do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe do të nisë nga ora 16:00.

Ndërkohë, sot në kuadër të xhiros së 15-të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje, ajo ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Prishtinës, e cila nis nga ora 13:00.

Megjithatë, sytë e futbolldashësve në Anamoravë dhe më gjerë do të jenë te përballja mes Gjilanit dhe Dritës, ku rivaliteti lokal rikthehet në qendër të vëmendjes./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha