Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Filharmonia dhe Opera e Kosovës festojnë 28 Nëntorin me koncert

Filharmonia dhe Opera e Kosovës festojnë 28 Nëntorin me koncert
Foto: ata.gov.al

PRISHTINË, 29 nëntor /ATSH/ Filharmonia dhe Opera e Kosovës shënuan 28 Nëntorin me një koncert festiv, nën dirigjimin e Edon Ramadanit, ku u interpretuan pjesë të muzikës shqiptare.

Në koncert u paraqit orkestra harkore, e shoqëruar nga sopranot Zana Abazi-Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku, si dhe flautistja Zanë Abazi. Interpretimi i artistëve u mirëprit nga publiku i pranishëm.

Pamje nga koncerti u publikuan edhe nga ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, e cila e cilësoi mbrëmjen si një aktivitet që i dha festës kombëtare tingujt e muzikës shqiptare dhe solli në skenë talentin e artistëve vendas.

“Një mbrëmje që i dha festës sonë kombëtare tingujt e muzikës shqiptare dhe solli në skenë talentin e artistëve tanë. Gëzuar Ditën e Flamurit”, shkroi Bogujevci.

/KosovaPress/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha