Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Inter fiton ndaj Genoas, Martinez dhe Thuram shkëlqejnë

Inter fiton ndaj Genoas, Martinez dhe Thuram shkëlqejnë
Foto: telesport.al

Inter ka kryer më së miri misionin për javën e 13-të në Serie A, pasi mundi Genoa-n 4-0 në „San Siro”. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, kur kapiteni Lautaro Martinez gjeti golin pas pasimit në zonë të Andt Diouf.

Thuram dhe Dimarco në pjesën e parë

Në minutën e 40-të, ishte radha e Marcus Thuram për të gjetur golin e dytë, pas asistit të Lautaro Martinez. Në minutën e 44-të, Inter gjeti edhe golin e tretë me Federico Dimarco, por ky u anullua për pozicion jashtë loje.

Në minutat shtesë, Inter shënoi edhe golin e tretë me Petar Sucic, nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Sebastian Otoa ndaj Nicolo Barella brenda në zonë. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Interin.

Golat e fundit

Në minutën e 54-të, një tjetër kundërsulm i shpejtë i zikaltërve u finalizua me sukses nga Marcus Thuram, pas pasimit të Nicolo Barella, edhe pse i devijuar.

Inter fiton 4-0 dhe mban vendin e dytë në renditje me 32 pikë, tri pikë më pak se kryesuesi Lazio.

SHIKOGOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha